Ja si do jetë njeriu i vitit 3000

Anatomia jone evoluon me kohen. The Sun është argëtuar paksa duke krijuar portretin e njeriut te vitit 3000 duke u bazuar ne parashikimet e eksperteve te anatomisë. Për 1000 vjet, njeriu do jete me i madh fale një ushqimi me te mire dhe përparimeve ne mjekësi. Ky fenomen ne fakt nuk është i ri. Sipas specialisteve, sot amerikani mesatar është 2,5 centimetra me i gjate se ne vitet ’60. Zorrët do jene me te shkurtra për te shmangur përthithjen e sheqernave dhe yndyrnave. Një mënyrë kjo e fundit për te parandaluar edhe obezitetin. Nga ana tjetër, krahët dhe duart do jene me te gjata. Edhe gishtat do jene me te stërzgjatur ne mënyrë qe te përdorin me mire tastierat apo ekranet me prekje. Truri i njeriut do jete me i vogël dhe kjo për shkak te teknologjive dhe kompjuterëve te cilët do bëjnë gjithë punën qe ne bëjmë sot. Sytë do jene me te mëdhenj, ndërsa goja me e vogël. Pjesa me e madhe e komunikimit nuk do behet me ne mënyrë verbale, por me shprehi te fytyrës dhe lëvizje te syve. Nuk do ketë me as buzëqeshje ala Julia Roberts, njeriu i se ardhmes do jete thuajse pa dhembe për shkak te një ushqimi gjithnjë e me pak te forte. Ushqimi do jete ne forme te lëngshme ose me pilula, çka nuk do kërkojë shume përtypje. Se fundmi, ajo qe mund t’i trondite akoma me shume femrat është fytyra me më tepër rrudha, me pak flokë dhe një qafe e shkurtër. E kush ka thënë se do jetojmë ne një epoke te mrekullueshme?

Gol maestral i Balotellit ndaj Brazilit (Video)

Mario Balotelli ka realizuar një gol fenomenal ndaj Brazilit, në ndeshjen miqësore të zhvilluar sonte në Gjenevë të Zvicrës. Sulmuesi italian e mori një top nga gjysma e fushës, për të avancuar drejt portës kundërshtare, dhe edhe pse ishte i rrethuar nga pesë futbollistë brazilianë, e bëri një goditje maestrale të topit, duke e mposhtur portierin Julio Cesar, për ta barazuar rezultatin në 2:2. /Fish Media/

Kloni televiziv i Leo Messit! (Video)

Lionel Messi e ka sozinë e tij. Gjithçka është zbuluar në një televizion argjentinas, ku një qytetar jug-amerikan, bashkëkombës i futbollistit, shihet në video se i ngjan jashtëzakonisht shumë yllit të Barcelonës. Nuk e dimë saktësisht se kush është ky person, por përpara mikrofonit ai e imiton në mënyrë të përkryer futbollistin më të mirë në botë. Ajo që është e sigurt është se ky djalosh mund ta zëvendësojë lirisht ‘Topin e Artë’ në emisione televizive, pa u vërejtur dhe aq shumë, por ndoshta jo edhe në fushën e blertë… /Fish Media/

Stafi i Guardiolës "made in Barcelona"

Pep Guardiola dëshiron të marrë me vete 3 katalanas kur të nisë punën te Bayern Munchen në qershor. Bëhet fjalë për ish-stafin e ngushtë të trajnerit spanjoll. Sipas shtypi iberik, Guardiola do të tentojë të marrë me vete fizioterapistin Emili Rikart, por edhe menaxherët Domenek Torrent dhe Karlos Plançar. Me këtë treshe Pep ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer gjatë 4 viteve të tij në "Camp Nou" dhe vazhdojnë të jenë pjesë e skuadrës katalanase. Qëllimi i rikthimit të trajnerit në Barcelonë ditën e martë është në radhë të parë takimi me stafin katalanas. Ajo që është e sigurt, është fakti që Manuel Estiarte pritet të jetë një nga njerëzit e tij të besuar te Bayern Munchen, ndërsa është konfirmuar se një prej asistentëve të Pep do të jetë gjerman dhe do ta zgjedhë vetë klubi bavarez. /albeu.com/

Motorri i Volvos qe arrin shpejtesin 377 shikone kete video interesante..(VIDEO)

Zbulim i sekretit të magjisës - kapauku dhe shisheja (VIDEO)

Sekreti i magjisë së shihsesh dha kapakut. Shikoni si e fut kapakun në shise xhami prej anës së prapme të mbyllur të shishes. Zbulojeni se si e bëjnë këtë iluzionistët.

Po lind një "Champions League" e re!

Katari ka propozuar krijimin e një ligë të madhe të futbollit botëror. Shteti i pasur aziatik është drejt krijimit të një ligë me skuadrat më të fuqishme në botë, liga e cila do të luhet në Katar, çdo 2 vjet. Skuadra të mëdha si Real Madrid, Barcelona, Milan, Liverpool, Manchester United, Arsenal, Manchester City, PSG, Chelsea e plot skuadra të tjerë pritet të jenë pjesë e kësaj gare. Propozimi është që në këtë garë të jenë 24 skuadra të mëdha nga tërë bota, 16 pritet të jenë nga Evropa ndërsa 8 të tjera nga kontinentet tjera. Fitimet e kësaj gare pritet të jenë marramendëse pasi që Liga do ti ofroj secilës skuadër për pjesëmarrje nga 175 milion funta. Liga do të quhet "Dream Team Football League". Kjo ligë e madhe mund të filloj aventurën e parën në vitin 2015./Indeksonline/

Shoferi më i çmendur i kamionit (VIDEO)

Shikojeni shoferin më të çmendur të kamionit. Derisa bllokohet kamioni në një themel të shtëpisë, kamioni i ngarkuar me plot gurë, ai gjen mënyrën më të mirë për t'u liruar. Sapo të lirohet, shikoni se si kalon duke ecur përmbrapa.

Çka bëhet nga kombinimi i qumështit me Red Bull? (VIDEO)

Kombinimi i pijeve freskuese mund të jetë fatal. Andaj kujdes me kombinimin e disa pijeve si psh Qumështin me Red Bull.

Shkurte Gashi merr 50 000 euro bakshish (VIDEO)

Mund të parkohet makina kështu? (FOTO-LAJM)

Shumë drejtusve të automjeteve mund ti ketë ndodhur që të hutohen në timon dhe të parkojnë makinën e tyre në vende të papështatshme apo keq, por këta shoferë nuk ja thonë fare për të parkuar. Imazhet janë postuar nga përdorues të internetit. Ajo që mund të themi është që ka disa persona, të cilët nuk duhen as t'i afrohen një makine, e aq më pak, të ecin me të. /albeu.com/

Shiko se qka ndodhe nese e zijm ni Iphone 5? video

Shiko qka ju ndodhi per 8 mars Shkurte Fejzes dhe Shyhrete Behlulit (VIDEO)

Kjo video qe shokoj te gjithe boten (VIDEO)

Ne Podujeve e gjuan Hoxhen me Allti mbrenda Xhamise (Video)


Ndodhi kjo në futbollin shqiptar, hyri me makine ne fushte

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në futbollin shqiptar. Në ndeshjen e ligës së dytë të futbollit të Shqipërisë mes Gramshit dhe Mamurrasit, vendasit ishin të pakënaqur me gjykimin që bënte gjyqtari. Kryetari i Bashkisë së Gramshit, Dritan Bici, nuk është përmbajtur ndaj arbitrit të ndeshjes Gramshi- Mamurrasi dhe ka hyrë me makinën e tij në fushën e futbollit. Një reagim i tillë k ardhur pasi kryebashkiaku mendonte se arbitri po favorizonte Mamurrasin. Policia e ka larguar Bicin, ndërsa ai do procedohet për shkatërrim prone. Ai ka shkatërruar portat edhe pse FSHF ia ka pasë ndaluar hyrjen në fushë për shkak të precedentëve të mëparshëm..Indeksonline/