Ndeshja ndërmjet Real Madridit dhe Real Sociedadit ishte e veçantë për shumë aspekte. Taktika kryeneçe e Jose Mourinhos ra në ujë.
I përzgjedhuri i tij në portë, Antonio Adan për pak sa nuk ishte tragjiku i ndeshjes, pasi që në minutën e pestë u ndëshkuar me karton të kuq pas ndërhyrjes në zonën e rreptësisë.
Kjo bëri që Mourinho “deshi s’deshi” ta rikthente në portë kapitenin Iker Casillas, i cili u prit me ovacione dhe brohoritje nga tifozët e Real Madridit.
Pasi hyri në portë, Cristano Ronaldo tentoi t’ia jap atij shirin e kapitenit, por Casillas e refuzoi atë.
Ndeshja u përmbyll me fitore të vështirë të Realit 4:3. (ORAinfo)