Stafi i Guardiolës "made in Barcelona"
Pep Guardiola dëshiron të marrë me vete 3 katalanas kur të nisë punën te Bayern Munchen në qershor. Bëhet fjalë për ish-stafin e ngushtë të trajnerit spanjoll. Sipas shtypi iberik, Guardiola do të tentojë të marrë me vete fizioterapistin Emili Rikart, por edhe menaxherët Domenek Torrent dhe Karlos Plançar. Me këtë treshe Pep ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer gjatë 4 viteve të tij në "Camp Nou" dhe vazhdojnë të jenë pjesë e skuadrës katalanase.
Qëllimi i rikthimit të trajnerit në Barcelonë ditën e martë është në radhë të parë takimi me stafin katalanas. Ajo që është e sigurt, është fakti që Manuel Estiarte pritet të jetë një nga njerëzit e tij të besuar te Bayern Munchen, ndërsa është konfirmuar se një prej asistentëve të Pep do të jetë gjerman dhe do ta zgjedhë vetë klubi bavarez. /albeu.com/