I pastrehu vdiq pa e ditur se ishte milioner
Një I pastrehë 60 vjeçar Timoty Henri Gray nga Vajomingu ka vdekur duke mos e ditur se ishte njëri nga trashëgimtarët e pasanikes Hadget Clark.
Clark e cila vdiq dy vite më parë gjyqi ndaj pasurinë e saj në 19 kusherinjë, ku njëri nga ishte edhe Gray të cilit I kishin takuar 19 milionë dollarë. Gray ishte stërnip i William Clarkut e Hadget ka qenë më e vogla nga shtatë fëmijët e tij.
Ajo që nga vitet e 30 –ta të shekullit të shkuar u tërhoq nga jeta publike dhe fundin jetës e prit në një banesë luksoze e rrethuar me kukulla.
Pas vdekjes së saj u gjetën dy porosi, ndërsa beteja gjyqësore rreth pasurisë së saj 300 milionë dollarë zgjati një kohë të gjatë.
Në njërën nga porositë shkruante se pas vdekjes pasuria duhej të ndahej me pjesëtarët e familjes e në tjetrën shkruante se paratë nuk bënte assesi të përfundonin në duar të tyre./InfoGlobi/.