Ja si do jetë njeriu i vitit 3000
Anatomia jone evoluon me kohen. The Sun është argëtuar paksa duke krijuar portretin e njeriut te vitit 3000 duke u bazuar ne parashikimet e eksperteve te anatomisë.
Për 1000 vjet, njeriu do jete me i madh fale një ushqimi me te mire dhe përparimeve ne mjekësi. Ky fenomen ne fakt nuk është i ri. Sipas specialisteve, sot amerikani mesatar është 2,5 centimetra me i gjate se ne vitet ’60. Zorrët do jene me te shkurtra për te shmangur përthithjen e sheqernave dhe yndyrnave.
Një mënyrë kjo e fundit për te parandaluar edhe obezitetin. Nga ana tjetër, krahët dhe duart do jene me te gjata. Edhe gishtat do jene me te stërzgjatur ne mënyrë qe te përdorin me mire tastierat apo ekranet me prekje.
Truri i njeriut do jete me i vogël dhe kjo për shkak te teknologjive dhe kompjuterëve te cilët do bëjnë gjithë punën qe ne bëjmë sot. Sytë do jene me te mëdhenj, ndërsa goja me e vogël. Pjesa me e madhe e komunikimit nuk do behet me ne mënyrë verbale, por me shprehi te fytyrës dhe lëvizje te syve.
Nuk do ketë me as buzëqeshje ala Julia Roberts, njeriu i se ardhmes do jete thuajse pa dhembe për shkak te një ushqimi gjithnjë e me pak te forte. Ushqimi do jete ne forme te lëngshme ose me pilula, çka nuk do kërkojë shume përtypje.
Se fundmi, ajo qe mund t’i trondite akoma me shume femrat është fytyra me më tepër rrudha, me pak flokë dhe një qafe e shkurtër. E kush ka thënë se do jetojmë ne një epoke te mrekullueshme?