Rrjeti publik televiziv i Britanisë, BBC, ua ka ndaluar punëtorëve sjelljen e bananeve në hapësirat e këtij televizioni, pasi që një gazetare u ka thënë shefave të saj se, do të mund të vdiste nëse do të binte në kontakt me ketë pemë.
Njoftimet ku bëhet i ditur ndalimi i konsumimit të bananeve në hapësirat e BBC-së shoqërohet me një shenjë ndalimi, raporton The Sun.
“Disa njerëz mendojnë se po bëjmë diçka qesharake me këtë veprim dhe me këto njoftime, mirëpo disa njerëz tjerë mund të kenë probleme serioze nëse vijnë në kontakt me këtë pemë’, ka njoftuar BBC./Indeksonline/