Unë kam gjithçka më duhet, kam shtëpi dhe i kam rritur dy fëmijët”. Një dokumentar i titulluar “Living Without Money” flet për jetën e një gruaje 68 vjeçare gjermane, Heidemarie Schwermer, e cila për 14 vite me radhë nuk ka përdorur para.
Tashmë pas 14 vitesh ajo jeton thuajse pa para dhe shprehet se ndihet më e lumtur dhe më e pavarur se kurrë.
Ajo është gjithë kohës në lëvizje, herë i kalon netët te disa miq të vjetër dhe herë të tjera tek miqtë e rinj.
Ajo nuk është e shqetësuar kurrë për të ardhmen, as se ku do flejë ditën tjetër dhe as se kur do hajë vaktin e radhës.
68 vjeçarja udhëton shpesh mes Gjermanisë, Zvicrës dhe Italisë për të mbajtur leksione se si mund të jetohet pa para.
Heidemari i kalon ditët duke kërkuar strehim, ushqim dhe transport, ndërsa tregon se mund të jetojë shumë mirë edhe pse pa para.
Gruaja tregon se nuk është e lehtë te jetohet pa para në një shoqëri ku çdo gjë bazohet tek të ardhurat, por ajo arrin t’ia dalë.
Njerëzit me të cilët gruaja është takuar në rrugëtimin e saj kanë qëndrime të ndryshme lidhur me këtë stil jete, madje shpesh e quajnë si “parazit” që jeton në kurriz të të tjerëve, ndërsa ka nga ata që e shikojnë si burim frymëzimi./Indeksonline/