Temperaturat e larta kanë bërë që mijëra njerëz të vërshojnë në plazhet e Rio de Zhaneiros në Brazil.
Por ndërkohë një person që po notonte ishte në rrezik për jetën. Një helikopter i zjarrfikësve të Rios niset për mision, por bie vetë në ujë, shumë afër notarëve.
Për fat nuk pati ndonjë të plagosur rëndë nga ekuipazhi.
Një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve tha se shkak i aksidentit ishte një gabim mekanik.