Kloni televiziv i Leo Messit! (Video)

Lionel Messi e ka sozinë e tij. Gjithçka është zbuluar në një televizion argjentinas, ku një qytetar jug-amerikan, bashkëkombës i futbollistit, shihet në video se i ngjan jashtëzakonisht shumë yllit të Barcelonës. Nuk e dimë saktësisht se kush është ky person, por përpara mikrofonit ai e imiton në mënyrë të përkryer futbollistin më të mirë në botë. Ajo që është e sigurt është se ky djalosh mund ta zëvendësojë lirisht ‘Topin e Artë’ në emisione televizive, pa u vërejtur dhe aq shumë, por ndoshta jo edhe në fushën e blertë… /Fish Media/