Gol maestral i Balotellit ndaj Brazilit (Video)

Mario Balotelli ka realizuar një gol fenomenal ndaj Brazilit, në ndeshjen miqësore të zhvilluar sonte në Gjenevë të Zvicrës. Sulmuesi italian e mori një top nga gjysma e fushës, për të avancuar drejt portës kundërshtare, dhe edhe pse ishte i rrethuar nga pesë futbollistë brazilianë, e bëri një goditje maestrale të topit, duke e mposhtur portierin Julio Cesar, për ta barazuar rezultatin në 2:2. /Fish Media/