Ramos 5 ndeshje dënim për këtë veprim (Video)

Sergio Ramos sipas të gjitha gjasave do të dënohet me 5 ndeshje suspendim nga komisioni disiplinor në futbollin spanjoll. Dënimi i tij pritet të vije pas akuzave të gjyqtarit Ayza Gamez i cili tha se pasi e ka përjashtuar Ramosin nga ndeshja, mbrojtësi i Realit ka drejtuar fyerje të ndryshme në drejtim të tij. "Ju jeni një faqezi. A jeni gjithmonë i ndyrë kështu" i ka përsëritur disa herë Ramos gjyqtarit Gamez. Fyerjet ndaj gjyqtarëve në La Liga dënohen me 5 ndeshje, kështu që Ramos pritet ti mungoj Realit në ndeshjen ndaj Osasuna, Valencia dhe Getafe dhe dy çerekfinalet e kupës ndaj Valencias. Indeksonline/