Momenti kur helikopteri përplaset në ujë në Rio (Video)

Temperaturat e larta kanë bërë që mijëra njerëz të vërshojnë në plazhet e Rio de Zhaneiros në Brazil. Por ndërkohë një person që po notonte ishte në rrezik për jetën. Një helikopter i zjarrfikësve të Rios niset për mision, por bie vetë në ujë, shumë afër notarëve. Për fat nuk pati ndonjë të plagosur rëndë nga ekuipazhi. Një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve tha se shkak i aksidentit ishte një gabim mekanik.