Analiza e CIA-s: Në vitin 2035 trojet shqiptare të bashkuara

Një hartë e hartuar nga një grup ekspertësh dhe analistësh të dalë nga CIA, GRU dhe burime të tjera gjeostrategjike bashkon tokat shqiptare në vitin 2035. Harta e proklamuar në disa media amerikane dhe ruse nxjerr në sipërfaqe bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, pjesët të Maqedonisë, si dhe trevat shqiptare të Serbisë, Malit të Zi, etj. Analiza dhe studimet për përgatitjen e hartës janë bazuar në analiza dhe studime speciale të shërbimeve prestigjioze amerikane dhe ruse si CIA dhe GRU, por edhe nga burimet e rëndësishme të institucioneve ndërkombëtare që merren me studime gjeostrategjike, punimet e Zbigneë Brzezinski, Samuel Huntington, etj. Harta e përgatitur parashikon edhe ndarjen e Bosnjë dhe Hercegovinës ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë. Ndarjet e reja do ta tronditin edhe Evropën. Ndryshimet territoriale do të fillojnë në Ishujt Britanikë, ku Skocia do të deklarojë pavarësinë pas referendumit në vitin 2013. Kjo do tii japë shtysë për bashkimin e Irlandës. Baskia dhe Katalonia si shtete të reja do të deklarojnë pavarësinë ngaSpanja duke marrë edhe një pjesë të territorit francez. Kolapsi i multikulturalizmit do të fillojë në Francë. Në pamundësi për të asimiluar etnicitetin ndryshëm ish-kolonial të ngjyrave të ndryshme, ajo do të duhet të përdorë masa për deportimin e tyre. Përqendrimi i lartë i grupeve islamike do të hapë një rrugë për një rritje të shtetit islam arab në jug të Francës. Lorraine mbi baza federale do të bashkohet me Gjermaninë, transmeton shekulli. Nga Belgjika më në fund do të ndahet Flamania, e cila do të bashkohet me Holandën. Fati i trishtuar do të pëspj Polonia, e cila do të heq dorë nga Silesia, Pomerania dhe Prusia, të cilat do të jenë synime të marrëveshjeve midis Berlinit dhe Moskës. Nga ana tjetër, Moska gjithashtu nuk do të mund të mbajë rajonin Kaliningrad dhe do të transferojë atë në Gjermani. Bjellorusia do të zhduket si një shtet dhe të bëhet provincë e Rusisë. Rusia gjithashtu do të rrëmbejë pjesët lindore të Letonisë, Estonisë dhe Ukraina(duke përfshirë edhe jugun Ukrainen dhe Krime). Ndryshime të mëdha do t’i nënshtrohen në Kaukaz, sepse Rusia nuk ka gjasa të jetë në gjendje për të mbajtur Ceçeninë dhe Dagestanin. Kufijtë e rinj do të nxirren me metoda staliniste ndoshta përgjatë lumit Terek me prerjet e rajoneve të populluara malore larg nga Rusia.