Dafina Zeqiri, ne lidhje me djalin e dajes?

Nje tjeter thashethem po qarkullon ne terrenin e showbizit kosovar.Duket se viti qe sapo po mbyllet nuk mund te kaloje edhe pa nje tjeter thashethem per yllin e showbizit kosovar Dafina Zeqir: Dafina ne lidhje dashurie me Pellumbin, anetarin e bendit te saj. Po sa e vertete eshte kjo? Sigurisht qe pergjigjen me te sakte do ta marrim nga vete artistja: “Pellumbin e kam djalin e dajes, eshte pjese e ekipit tim, dhe me treguan qe nje gazete kishte shkruar qe jam ne nje lidhje me te. Keto jane thashetheme shume absurde per mua. Nuk i marr shume seriozisht keto shkrime, sepse e di qe per ta kjo eshte buke, eshte puna e tyre, plus qe thashethemet jane pjese e karrieres, pjese e kesaj bote. Vetem ndonjehere mund te ndodhe qe e teprojne, po nuk i jap rendesi…”. vipat.

Edhe një kamerë e fshehtë - e frikshme! (Video)

Programi televiziv “Silvio Santos”, e mendoi edhe një kamerë - të tmerrshme - të fshehtë! Shikoni se si reagojnë të porsa pranuarit në punë, për të pastruar në një morg, kur papritmas ngrihet “i vdekuri” nga arkivoli. /Telegrafi/

Kosovë: E dëgjon ezanin për herë të parë në jetë.. Emocionanle (Video)

Top 5 telefonat e vitit 2012

Këtë vit, ndoshta më shumë se në çdo vit tjetër, kemi parë një ndryshim dramatik në mënyrën se si kompanitë dizajnojnë, prodhojnë dhe shesin telefonat e mençur dhe tabletët e tyre. Modelet e biznesit janë zhvendosur gjithnjë e më shumë te një model i cili në rend të parë e ka shërbimin, ndërsa prodhuesit e këtyre pajisjeve mobile përpiqen t’i joshin klientët e tyre me platformat mobile në të cilat ata i bazojnë telefonat dhe tabletët e tyre duke u premtuar vlerë të shtuar dhe duke ofruar çka do që mund t’i nevojitet një pronari të mundshëm të pajisjes. Në 2012, Apple është fuqizuar edhe më shumë duke e konfirmuar pozitën e saj udhëheqëse si kompania më e madhe e teknologjisë në botë, ndërsa rivali i saj – Google është zgjeruar duke e blerë Motorola Mobility për 12.5 miliardë dollarë dhe platforma e saj Android ka arritur tek qindra miliona njerëz anembanë botës, duke integruar gjithnjë e më shumë aplikacione të cilat e pasurojnë ofertën e saj mobile. Në anën tjetër, Microsoft ka debutuar me platformat e tij Windows 8 dhe Windows Phone 8, me të cilat mundohet ta trasojë rrugën e tij tek tregu global i telefonave mobilë. Për prodhuesit tjerë, si HTC, Huawei, RIM dhe Sony ka qenë një vit i ndërlikuar, edhe pse shumica prej këtyre prodhuesve kanë dalë në treg me modele të reja të telefonave dhe tabletëve, për të na dhënë neve si konsumatorë sa më shumë zgjedhje. Ndërsa këtë vit po e lëmë pas për disa ditë, kthehemi prapa për të identifikuar fituesit më të mëdhenj në tregun e telefonave të mençur dhe tabletëve. iPhone 5 – Menjëherë pas lansimit, iPhone 5 u bë telefoni me shitjen më të shpejtë në botë. Brenda 24 orëve të para, Apple shiti më shumë se 2 milionë njësi për ta përmbyllur fundjavën e parë me 5 milionë njësi të shitura. Samsung Galaxy SIII – Ishte një vit i suksesshëm për kompaninë, pasi që prodhuesi i famshëm jug-korean e kaloi rivalin e kamotshëm Nokia për t’ia zënë vendin e parë në nivel global dhe sot Samsung është prodhuesi numër 1 në botë për telefona. Një pjesë e madhe e këtij suksesi ka qenë pikërisht modeli i saj i fundit Galaxy SIII, shitjet e të cilit kanë arritur në 10 milionë shumë shpejtë, ndërsa pas dy muajve kompania ka dyfishuar këtë numër të njësive të shitura. Deri më sot, Samsung ka arritur të shesë 30 milionë Galaxy SIII, dhe gjatë këtyre festave, ky numër mund të rritet edhe për disa miliona të tjerë. Nexus 4 – Telefoni i Google, i cili është pjesë e linjës së pajisjeve Nexus dhe ofrohet për një çmim të ulët duke filluar prej 299 dollarë për modelin me 8GB, ka thyer rekordet e shitjes në Google PlayStore, sepse konsumatorët e shumtë mezi prisnin që të kenë në duar një pajisje mobile të mbështetur nga Google dhe LG. Nokia Lumia 920 – Përfundimisht, Nokia ka arritur të lansojë modelin e saj të ri të telefonit Lumia i cili bazohet në Windows Phone 8, version i cili e përmirëson harduerin dhe softuerin e pajisjes. Sipas vlerësimeve të analistëve, Nokia Lumia 920 tejkalon modelin e HTC 8X, për shkak të inovacionit dhe karakteristikave unike të cilat i sjell ky telefon. HTC One X+ – Duke vuajtur nga fakti se ofronte telefona të ndryshëm, për segmente dhe çmime të ndryshme, HTC ka krijuar një vizion të ri me lansimin e linjës së modeleve të avancuara si HTC One, të cilin më pas e ka pasuar me HTC One X+.

Shiko cfar mund të bësh me iPhone 6 (Video)

Nje nga projektet me te reja per lancimin e Iphone 6 ka te beje me nje smartphone, qe vjen me ekran transparent ku nje vecori tjeter e tij do te jete edhe elasticiteti. Pra mund te perthyehet dhe mund te rikthehet serish ne formen fillestare. Nje ide e Apple qe duket se do rrembeje serish vemendjen e perdorueseve ne mbare boten.

UniKKatil: Shtyva tri herë biletën e aeroplanit, s’dojsha me u kthy

Ishte një person i cili pas disa viteve bëri që stadiumi i Prishtinës të mbushej plot njerëz. Kësaj radhe jo me tifoz futbolli, por me adhurues të reperit. Askush, madje as reperët e huaj nuk arritën atë që bëri Viktor Palokaj – UniKKatil. Pothuajse të gjitha këngët i këndoi bashkë me 20 000 adhurues të tij në stadium. “ Fjalët nuk munden me e përshkru vizitën në Prishtinë. E jo vetëm në Prishtinë po vizitova çdo rajon e qytet të Kosovës, e po ashtu edhe Shqipërinë, Malin E zi, Kroacinë, Gjermaninë, Zvicrrën e çdo send që e kom përjetu për shkak të shqiptarëve nga k’to rajone ka qenë fenomenale. Aq fenomenale sa që e kom shty biletën e aeroplanit tri herë për shkak se thjeshtë nuk dojsha me u kthy”, ka thënë UniKKatil për Express. Sipas tij, përkrahja e miqve, familjarëve dhe fansave është arsyeja e suksesit të tij./Indeksonline/

Ka marrë verë për Ronaldon

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është në pushimet në ishujt Karaibe. Ylli portugez ka lansuar disa foto ku shihet duke shijuar bukuritë magjepsëse që ofron njëri nga vendet më të bukura në botë. Ronaldo pritet ti bashkohet Realit pas 3 ditësh ndërsa vitin e ri pritet ta pret në Portugali./Indeksonline/

Stupcat me një episod special për vitin e ri (Video)

Doni ta shihni "bombën" e vërtetë në pishinë? (VIDEO)

Gomisti më i fuqishëm në botë (VIDEO)

Garat e shpejtësisë kërkojnë precizitet por edhe shpejtësi nga i gjithë stafi që qëndron pas makinës dhe vozitësit. Derisa vozitësi kërkon që të shpejtojnë mekanikët dhe t'i shtrëngohet rrota, që mos të ketë problem, gomisti aq shumë e shtrëngon saqë ndodh diçka e papritur.

Vjedhje spektakolare në pompë të benzinës (VIDEO)

Një hajn me përvojë pret edhe momentin më të vogël për t'ia arritur qëllimit. Këtë edhe shohim në këtë video të bërë nga kamera e sigurimeve në një pompë të benzinës. Atij i duhen vetëm 30 sekonda për të "larë" makinën superluksoze të një konsumatori që i "bën gati" makinën duke ia lënë çelësat në makinë gjatë mbushjes me karburantë. Një këshillë, kurr mos i leni çelësat në makinë gjatë mbushjes me karburant!